Flash

41 gazetarë të vrarë në 1 muaj në Gaza

Lapsi.al 7 November 2023
41 gazetarë të vrarë në 1 muaj në Gaza

41 gazetarë janë vrarë në luftën që vazhdon që nga 7 tetori midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez, Hamas. "Më shumë se një gazetar në ditë" – vërejnë “Reporterët pa Kufij”, duke bërë thirrje për mbrojtje për shtypin.

Në një shënim të organizatës së njohur saktësohet se "36 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza", duke kujtuar se "një nga viktimat e fundit është Mohammad Abou Hassira, i cili u vra së bashku me shumë anëtarë të familjes së tij, në një nga sulmet që kanë nisur në qytetin e Gazës natën mes 5 dhe 6 nëntorit”.

Për më tepër, mbi 50 zyra shtypi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht nga sulmet izraelite, raportoi RSF. E fundit është selia e Agence France Presse, më 3 nëntor.

“Situata është urgjente. Ne kërkojmë mbrojtjen e gazetarëve në Gaza dhe që gazetarët e huaj të mund të hyjnë dhe të punojnë lirisht atje”, - është apeli i drejtuar nga Jonathan Dagher, kreu i zyrës së RSF-së në Lindjen e Mesme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur. Dy të rinjtë që udhëtonin me mo...

20:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI