Flash

Zgjedhjet në Serbi, Daçiç fut në listë nipin e Sllobodan Millosheviçit

Lapsi.al 6 November 2023
Zgjedhjet në Serbi, Daçiç fut në listë nipin e

Partia Socialiste e Serbisë, së bashku me partnerët e saj të koalicionit Serbia e Bashkuar dhe të Gjelbërit, kanë dorëzuar në Komisionin Republikan Zgjedhor listën e saj zgjedhore me nënshkrime të qytetarëve.

Lista zgjedhore do të quhet “Ivica Daçiç– kryeministër”, shkruajnë mediat serbe.

Kryesuesi i kësaj liste do të jetë kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, i dyti, Dragan Markoviç Palma, dhe i treti nipi i Sllobodan Millosheviçit, Marko Millosheviç.

Kreu i SPS-së, Daçiç, pas dorëzimit të listës, tha se partia e tij do të vazhdojë të bashkëpunojë me Partinë Progresive Serbe dhe se ai dhe kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiç, para disa javësh ranë dakord që të shkojnë të ndarë në zgjedhje dhe për të krijuar një koalicion pas zgjedhor.

Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviçit, djalit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit.

Marko Millosheviç, u shfaq në publik për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh.

Ai u filmua në zbulimin e një monumenti të babait të tij, në shoqërinë e Alexander Zaldastanov i njohur si Kirurgu, një bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe udhëheqësi i grupit të motoçikletave të panjohura “Ujqërit e natës”.

Në videon, Millosheviçi iu drejtua turmës, duke përsëritur fjalët e babait të tij të shkruara në monument: “Fatkeqësisht, e humbëm betejën, por shpresoj se jo luftën”./Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI