Flash

Shpjegimi/ Cilat janë komisionet e varrosura hetimore që e kthyen Kuvendin në arenë boksi

Lapsi.al 6 November 2023
Shpjegimi/ Cilat janë komisionet e varrosura hetimore që e kthyen

Për të kuptuar sjelljen e opozitës jo vetëm sot, por edhe javët e fundit, ku bllokojnë punimet në Parlament me çdo mjet, duhet t’i kthehemi pas veprimeve të mazhorancës karshi opozitës në këtë institucion.

Opozita ka kërkuar nëntë komisione hetimore në parlament, me qëllim hetimin e atyre çka i quan afera korruptive të qeverisë. Në këtë legjislaturë, i vetmi komision hetimor që është ngritur është ai për inceneratorët. Më pas, puna për komisionet hetimore është paralizuar.

Le ti marrim me radhë komisionet e refuzara.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari i Lapsi.al, Arbër Kaceli:

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

1. Është mohuar komisioni për hetimin mbi aferën e Portit të Durrësit, që i dhuroi biznesmenit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabar qindra mijëra hektarë tokë në Durrës, pasi e përjashtoi nga taksat përmes një marrëveshjeje të dyshimtë.

2. U refuzua komisioni për veprimtarinë e ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Çarls McGonigal në vendin tonë. Pretendimi i opozitës është se McGonigal është paguar nga Rama për t’i sulmuar.

3. Është refuzuar komisioni hetimor për çështjen “Beketi”, që i kushton shqiptarëve 110 milion euro pas mbylljes arbitrare të televizionit Agon Channel.

4. Është refuzuar komisioni për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, që ende nuk dihet se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit. Por, që sipas dokumentave që publikuan hakerat iranianë, Ramakishte kryer 137 udhëtime me charter jashtë vendit nga shtatori i 2013 deri në tetor të vitit 2022.

5. Është mohuar komisioni për investitorët strategjikë, që përfshiu në një skandal ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

6. Është mohuar komisioni hetimor për rastet e konfliktit të interesit.

7. Është mohuar komisioni hetimor për dyshimet për rrjedhjet e të dhënave të sistemit TIMS. Qëllimi i I këtij Komisioni Hetimor ishte që të mblidhte informacione mbi respektimin e mbrojtjes së të dhënave personale.

8. Dhe së fundmi është mohuar komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi. Hetimi parlamentar për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, që përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës.Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Prej ditësh deputetët e opozitës po ia bëjnë të pamundur socialistëve të zhvillojnë punimet në Kuvend.

Pasi përmbysën karriget. Pasi ndezën flakadanë. Pasi bllokuan komisionet parlamentare. Sot, u urdhërua garda që të bllokojnë hyrjen e kryesisë së Kuvendit ku janë zyrat e deputetëve dhe ku zhvillohen punimet e komisioneve parlamentare. Deputetët e përjashtuar hynë nga dritaret në Kuvend.

(Deputeti i PD-së Ervin Salianji duke hyrë në Kuvend nga dritarja)

Kur u pyet se përse ia mohoi opozitës hetimin parlamentar mbi skandalin “McGonigal”, Rama tha se një komision i tillë “nuk kishte shans” të ngrihej, sepse parlamenti do të shndërrohej në një hapësire propagande ekstreme që do të përdorej nga opozita.

Lexo më tej: SPAK në Amerikë, lëvizjet e dyshimta të Ramës 

“Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans te kete komision hetimor” tha Rama.

Sikurse para 19 tetorit, kur opozita për herë të parë prishi punimet në Kuvend, edhe me radikalizimin e aksionit opozitar duket se mazhoranca i ka qëndruar e palëkundur strategjisë së Edi Ramës. Që opozita të heqë dorë nga të drejtat e saj në Kuvend.

Kjo strategji, ku opozita trajtohet sikur nuk ekziston, jo vetëm që po zhvlerëson përfaqësinë e 700 mijë shqiptarëve në Kuvend, por edhe po përcjell mesazhin se për sa kohë drejtohet nga Edi Rama, Shqipëria nuk ka nevojë për opozitë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Bllokohen ushqime të skaduara në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimor ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu ref...

17:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI