Flash

Mbështeti Palestinën, shkrimtarja e “New York Times” detyrohet të japë dorëheqjen

Lapsi.al 6 November 2023
Mbështeti Palestinën, shkrimtarja e “New York Times”

Shkrimtarja e revistës New York Times, Jazmine Hughes, u detyrua të japë dorëheqjen me arsyetimin se “ka shkelur politikat editoriale” pasi nënshkroi një deklaratë ku shprehte mbështetjen e saj për Palestinën.

Në raportimin e revistës New York Times thuhet se Hughes, e cila shkruante në edicionin e së dielës të gazetës, “dha dorëheqjen pasi shkeli politikat editoriale duke nënshkruar një deklaratë në mbështetje të palestinezëve dhe duke protestuar ndaj rrethimit të Izraelit në Gaza”.

Duke thënë se nënshkrimi i një deklarate publike nga Hughes shkel politikën editoriale, redaktori i revistës, Jake Silverstein, është shprehur: “Ne folëm me të mbi atë se si dëshira për të marrë anë dhe për të marrë pjesë në protesta publike është e papajtueshme me të qenit gazetar në New York Times dhe që të dy erdhëm në përfundimin që ajo duhej të jepte dorëheqjen”.

Ndryshe, Hughes ka nënshkruar një deklaratë që dënon “sulmet shfarosëse të Izraelit kundër palestinezëve dhe vdekjen e gazetarëve në rajon”, të përgatitur nga grupi Shkrimtarët Kundër Luftës në Gaza (Writers Against the War on Gaza).

Hughes ka refuzuar të komentojë mbi këtë zhvillim. Jamie Lauren Keiles, një nga nënshkruesit e deklaratës në fjalë dhe shkrimtar kontribuues në revistë, më 3 nëntor po ashtu njoftoi se po largohej nga revista për “arsye personale”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI