Flash

Marrëveshja Rama – Meloni për emigrantët/ Reagon BE: Kujdes!

Lapsi.al 6 November 2023
Marrëveshja Rama – Meloni për emigrantët/ Reagon BE:

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë ka shkaktuar edhe reagimin e Brukselit. Komisioni Evropian thotë se është vënë “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.

"Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.

Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe të drejtat ndërkombëtare” – tha një zëdhënëse e qeverisë së BE-së e pyetur nga Adnkronos.

Për këtë çështje u edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në emisionin “Pesë minuta”.

“Po. Menaxhimi do të jetë italian. Ka një protokoll shumë të saktë. Është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime. Gjithçka do të bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, - tha Rama.

“Kjo marrëveshje, nënvizoi ai, vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë. Kur Italia kërkon t’i japin një dorë, ne jemi gati t’ia japim” – tha ai. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Qesharake/ Përbetimi i Ramës dy vite më parë: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri (VIDEO)

“Corriere”: Shqipëria merr emigrantët tanë, por nuk fiton asgjë në këmbim

Të këshilluara

Bllokohen ushqime të skaduara në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimor ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu ref...

17:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI