Flash

Kapërceu kangjellat e u fut në Kryesi/ Noka: 100 gardistë mbrojnë Linditën, sikur përballen me bandat

Lapsi.al 6 November 2023
Kapërceu kangjellat e u fut në Kryesi/ Noka: 100 gardistë

I vetmi që ka hyrë në kryesi, nga radhët e deputetëve të përjashtuar, është Flamur Noka, i cili hipi përmes kangjellave.

Noka u shpreh se Garda ka zbarkuar në Kryesi dhe se duket sikur po përballen me një bandë kriminale.

“Të shohim se çfarë dokumenti do të përpilojnë. Ndalojnë deputetët që të hyjnë në zyrat e tyre ku kanë mbledhje. Ne po përkojmë mbi çfarë urdhri nuk po lejohemi të shkojmë te ambientet e punës. Përveç se na ka shpallur armik Linda, nuk na lejojnë të futemi në zyra. Vetëm 100 gardistë janë të zyra e Lindës, sikur do e hamë. Është themeluar kështjella e Gardës që e mbron Lindën sikur ne jemi banda, trafiku dhe mafia dhe po mbrohet. Ku është parë kjo! Kjo është e turpshme, e neveritshme. E kuptoni se ku e kanë çuar këta demokracinë? Dhunë, terror, mbyllen në bunker. Ata mbyllen me hekura, a thua se ka ardhur mafia dhe krimi ndërkombëtar për të sulmuar Lindën!”, tha Noka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI