Flash

Gjendja shëndetësore e Sophia Loren pas incidentit

Lapsi.al 6 November 2023
Gjendja shëndetësore e Sophia Loren pas incidentit

Sophia Loren vazhdon të rikuperohet.

Gati gjashtë javë pasi Loren u rrëzua, duke thyer  femurin dhe ijën e saj, menaxheri i aktores Carlo Gusti i tha PEOPLE "çdo gjë po shkon shumë mirë" ndërsa fituesja 89-vjeçare e Oskarit shërohet.

Aksidenti ndodhi në tualetin e shtëpisë së aktores në Gjenevë, Zvicër, më 24 shtator. Pas operacionit urgjent për të trajtuar frakturat, Gusti tha se Loren do të kishte nevojë për "të paktën disa muaj rehabilitim". Dy djemtë e Lorenit, Carlo Ponti Jr., 54 vjeç dhe Edoardo Ponti, 50 vjeç, ishin pranë nënës së tyre në Zvicër, shtoi ai në atë kohë.

Lajmi për aksidentin e aktores u shpërnda fillimisht në faqen e Instagramit për rrjetin e saj të restoranteve.

“Një rënie në shtëpinë e saj në Gjenevë sot i shkaktoi zonjës Loren fraktura të ijeve. E operuar me një rezultat pozitiv, ajo tani do të ketë një periudhë të shkurtër rikuperim",  thuhej në postim.

“Fatmirësisht gjithçka shkoi për mirë dhe Zonja do të kthehet me ne shumë shpejt. I gjithë ekipi i restorantit Sophia Loren shfrytëzon këtë mundësi për t'i uruar asaj një shërim të shpejtë.”

Roli më i fundit i aktrimit të Loren ishte në dramën e vitit 2020 The Life Ahead, me regji të djalit të saj Edoardo./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Bllokohen ushqime të skaduara në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimor ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu ref...

17:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI