Flash

Dalin detaje nga hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali

Lapsi.al 6 November 2023
Dalin detaje nga hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali

Policia italiane po heton për të gjurmuar vrasësin e 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj, i cili u ekzekutua me një plumb pistolete me silenciator në zdrukthtarinë ku punonte.

Ndërsa motivet e xhelozisë mbeten pista kryesore e vrasjes, hetuesit kanë mundur të ndërtojnë dhe skenën e vrasjes të ndihmuar edhe nga kamerat e sigurisë në një punishte zdrukthtarie në qendër të Vernante, një qendër turistike në zonën e Cuneos, pak km larg Limones.

Sipas hetimeve, shqiptari dyshohet të jetë ruajtur nga autori i ngjarjes. Pasi ky i fundit është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë në kohën kur ishte vetëm. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar se pak para krimit nga zdrukthëtaria ka dalë pronari i saj.

Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë drejt spitalit nuk mundi të mbijetojë.

Ishte vetë pronari i zdrukthtarisë ai që njoftoi policinë për ngjarjen pasi kur u kthye e gjeti të riun shqiptar të gjakosur. Deri më tani janë marrë dëshmitë e të gjithë personave me të cilët bashkëpunonte shqiptari si dhe të dashurës së tij.

Sipas mediave italiane puna në zdrukthtari ishte puna e dytë për shqiptarin me origjinë nga Vlora që jetonte në Itali prej dy vitesh. Ai rezultonte të ishte i regjistruar edhe në një kantier për ndërtimin e rrugëve. /TCH

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI