Flash

“Corriere”: Shqipëria merr emigrantët tanë, por nuk fiton asgjë në këmbim

Lapsi.al 6 November 2023
“Corriere”: Shqipëria merr emigrantët tanë, por nuk

Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar detaje të reja nga marrëveshja që kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, Rama dhe Meloni firmosën sot në Romë. Drafti bën fjalë për dhënien e juridiksionit italian në 2 qendra që do të ngrihen në Shqipëri për emigrantët që do të shpëtohen në det.

“Pothuajse një lloj protektorati i trengjyrëshit, qëllimi i të cilit është frenimi i trafikimit të qenieve njerëzore” - shkruan gazeta italiane. Marrëveshja sipas saj nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Strukturat e krijuara në Shqipëri, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë në muaj, për një parashikim prej 39 mijë personash në vit. Qëllimi është që për ta të përfundojnë me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e tyre të mundshëm.

“Protokolli u mbyll në thelb gushtin e kaluar (gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024” – shkruan Corriere që më pas citon kryeministren italiane: “Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Evropian”.

“Ku do të ngrihen strukturat? Në portin e Shëngjinit, porti detar që ndodhet në veri të Shqipërisë, ku do të punohet me procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa në një tjetër zonë më të brendshme (Gjadër. Red.) do të krijohet një strukturë tjetër e bazuar në modelin e Qendrave të Mbajtjes së Riatdhesimit”, - shpjegoi Meloni duke shtuar se forcat e policisë shqiptare do të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave” -  shkruan gazeta italiane.

Gazeta italiane nënvizon se “sipas asaj që kanë shpjeguar burimet nga Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë. Italia, thonë të njëjtat burime, ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. Ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjadrit do të jetë përgjegjësi e Italisë” – shkruan ndër të tjera Corriere Della Sera. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Qesharake/ Përbetimi i Ramës dy vite më parë: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri (VIDEO)

Të këshilluara

Bllokohen ushqime të skaduara në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimor ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu ref...

17:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI