Flash

Shqipëria si "modeli Ruanda", Rama si Pol Kagame

Lapsi.al 6 November 2023
Shqipëria si "modeli Ruanda", Rama si Pol Kagame

Marëveshja e nënshkruar nga dy kryeministrat, ai shiptar dhe ajo italiane, për të pritur në Shëngjin dhe në ish aeroportin e Gjadrit refugjatët që nuk do ti pranojë Italia, e zbret vendin tonë në kategorinë e një republike bananesh. Pavarësisht se gjatë konferencës së nënshkrimit të protokollit, Edi Rama foli për borxhet që i kemi Italisë dhe detyrimit që na lind nga aspirata për të aderuar në BE, të gjitha këto janë argumenta të dobët për të fshehur një të vërtetë të madhe. Po dhurohen territore shqiptare, për nderet personale të një kryeministri që nuk jep më llogari askund.

Faktet e tregojnë hapur se kjo është një “qokë” për Georgia Melonin. Shefja e ekzekutivit të gadishullit Apenin, që erdhi në pushtet me kartën anti emigracion, po dështonte në sy të publikut të saj përballë flukseve të pandalshme që zbarkonin në Lampeduza. Jo rrallë herë, vetë Meloni është shfaqur në media për të dhënë alarmin se valët emigrantëve të këtij viti janë të pa përballueshme dhe se Italia është e paaftë ti presë ato.

Më pas ajo shtyu dhe shpresoi shumë në një marëveshje mes BE dhe Tunizisë, që do ti jepte këtij shteti të Afrikës veriore, 127 milionë euro në këmbim të frenimit valëve me rëfugjatë. Kur edhe ky propozim nuk u pranua nga Tunizi, pozicioni i qeverisë së ekstermit të djathtë italian u përkeqësua. Meloni e vuri këtë shtator theksin e fjalimit të saj në OKB, te lufta ndaj trafiqeve klandestine dhe mendohet se nga ky moment ka filluar të hedhi sytë nga Shqipëria.

Lexo me tej:

Rama i bën qokë Melonit/ Refugjatët e Italisë kampe në Shëngjin dhe Gjadër 

Kur shefja e qeverisë italiane ishte ende në Kombet e Bashkuara, mediat e vendit të saj folën për një takim surprizë me presidentin ruandez, Pol Kagame. Në lojë kuptohet se ishte emigracioni dhe marëveshja që Kagame kishte bërë në fillim me Boris Johnsonin dhe më pas me Riki Sunak. Ndonëse ende e pa validuar nga drejtësia britanike, ajo synon të shpjerë drejt Ruandës emigrantët që kërkojnë të vendosen në ishull, për të shqyrtuar paraprakisht aty kërkesat e tyre për azil.

Ai që njihet si “modeli ruandez”, i pranuar nga diktatori i fisit tuci, Kagame, u mendua fillimisht nga Meloni të zbatohej në ndonjë vend afrikan. Deri sa në lojë do jetë shfaqur Edi Rama, i cili pa pikë turpi deklaronte dy vite me parë se vendet e pasura nuk do ngrinin kurrë këtu, kampe refugjatësh. Gazeta konservatore britanike Telegraph njoftonte se gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Granada, në 5 tetor, u zhvillua një sesion i paparashikuar i kryesuar nga kryeministri britanik Shunak dhe Meloni. Aty merrte pjesë dhe Edi Rama. Telegraf e quajti atë si mbledhjen më të frytshme të samitit pasi aty i’u hap rrugë modelit Ruanda. Pra Shqipëria pranoi të sillet si një vend i Afrikës dhe kryeministri ynë si Pol Kagame.

36 mijë emigrantë do të sillen në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja Rama-Meloni 

Që ky ishte një favor personal i njeriut që mbretëron në Tiranë, për homologen e tij që nuk po i kthen dot në vepra mallkimet anti emigrantë të kohës kur ishte në opozitë, kjo është një gjë që duket sheshit. Ndryshe nga rasti kur vendosi të merrte refugjatët afganë, as Rama vetë nuk denjoi të lodhej me justifikime humanitare. Shprehjet ne "jemi vend refugjatësh", na takon të jemi solidarë", isjin pa kuptim. Pasi kjo marëveshje nuk ka në themel këto kritere.

Atyre që vënë jetën në rrezik, duke ikur nga luftrat, varfëria apo diktaturat për të mbërritur në Evropë, nuk i jepet një mundësi. Ata do të përfundojnë në portin e Shëngjinit dhe në kampin e refugjatëve në Gjadër, në pritje të miratimit të kërkesës për azil në Itali. Dhe nëse ajo i kthehet negative, ata do të jenë të dënuar, sipas të gjitha gjasave, të mbeten përfundimisht në këtë breg të Adriatikut, gjë që as nuk e patën dëshëruar, e për të cilën as nuk ia vlente të vinin në lojë kokën.

Pra në një marëveshje si kjo e sotmja, nuk ka as parime, as humanizëm dhe aq më pak vendimmarrje demokratike. E vetmja vlerë e saj është se na bën të kuptojmë se në ç’rang është renditur ky vend, nën udhëheqjen e Edi Ramës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Grushti socialist ndaj demokracisë shqiptare

Përplasja e fundit në parlament ka shkaktuar një reagim të gjerë, sidomos nga mediat qeveritare, që dënojnë dhunën e ushtruar nga ana e deputetëve të opozitës. ...

10:06

Kush e ngriti grushtin i pari?

Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në mënyra diametralisht të kundërta nga palët e përfshira në të. Nga njëra anë, qeveria dhe mbështetësit...

19:12

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propaga...

15:49

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me s...

15:45

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë për shumëkënd nuk duhet të i...

13:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI