Flash

Vuçiç: Në Bruksel më kërkuan të njoh Pavarësinë e Kosovës

Lapsi.al 5 November 2023
Vuçiç: Në Bruksel më kërkuan të njoh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një intervistë për “Tanjug” se është rënë dakord që një raund i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por ai mendonte se pala tjetër nuk do ta pranonte këtë. Ai ka shpjeguar se në Bruksel, liderët evropianë e kanë pyetur se kur do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Tekstualisht më kanë thënë “Aleksandër, ti e ke këtë opsion. A dëshiron ta nënshkruash?”dhe unë përgjigja se “nuk doja”. “Mendoni se është e lehtë të thuash jo? Nuk është. Këta janë liderë të mëdhenj, përgjegjës për fatin e Evropës” - tha Vuçiç. I pyetur nëse këto janë kërcënime, Vuçiç tha se nuk do t'i quante të tilla, por se e kupton plotësisht se Serbia mund të përballet me pasoja.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se këto janë kërcënime dhe se këta njerëz kanë gjuhë të papërshtatshme. Janë njerëz të mirë me të cilët kemi marrëdhënie të mira”, - tha Vuçiç. I pyetur pse liderët evropianë insistojnë ende që ai të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, edhe pse supozohet se Albin Kurti, sillet në mënyrë të papërgjegjshme në dialog, Vuçiç thotë se ata e dinë, por nënshkrimi për pavarësinë e Kosovës është një gjë logjike për ta.

“Ne jemi një guralec në këpucët e tyre. Përsëritja ime kokëfortë për të gjitha historitë e bombardimeve në 1999 dhe shkatërrimin e të gjitha normave juridike ndërkombëtare janë një guralec në këpucën e tyre. Në një moment, konflikti në Ukrainë do të duhet të përfundojë. Argumenti i tyre do të jetë i saktë. Ju keni shkelur integritetin territorial të Ukrainës, një vendi të njohur ndërkombëtarisht, por kundër-argumenti do të jetë: Po. Ju e bëtë atë shumë më brutalisht, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit. 19 prej jush kryen një agresion kundër një shteti të vogël, Jugosllavisë”, - tha Vuçiç.

Ai shtoi se Rezoluta 1244 është ende në fuqi edhe sot, të paktën formalisht nga këndvështrimi i tyre. Vuçiq falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një sjellje shumë më korrekte se disa nga kolegët e saj evropianë, sepse ajo sipas tij nuk deshi të reagonte kur të gjithë kërkuan që me çdo kusht të vendoseshin masa ndaj Beogradit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI