Flash

Merr fund drama në aeroportin e Hamburgut/ Dorëzohet turku që mori peng vajzën 4-vjeçare

Lapsi.al 5 November 2023
Merr fund drama në aeroportin e Hamburgut/ Dorëzohet turku që

Ka përfunduar pas 18 orësh një situatë pengmarrjeje në aeroportin e Hamburgut pjesë e së cilës ishte edhe një fëmijë i vogël. Një person kaloi përmes një pengese sigurie dhe u fut në pistën e aeroportit të shtunën mbrëma bashkë me vajzën e tij 4-vjeçare në një makinë dhe parkuar nën një avion. Incidenti shkaktoi ndërprerjen e disa fluturimeve drejt dhe nga ky aeroport.

Gjithçka filloi rreth orës 20:00 me kohën lokale kur i dyshuari me origjinë turke e çoi makinën e tij në platformën e aeroportit, zona ku zakonisht parkohen avionët. Sipas mediave lokale, ai parkoi nën një avion të Turkish Airlines. Policia tha se ky person qëlloi 2 herë me armën e tij në ajër dhe hodhi shishe të djegura nga automjeti. Ishte e paqartë nëse kishte eksploziv me vete.

Autoritetet thanë se shkak u bë një "mosmarrëveshje për kujdestarinë" e fëmijës. Nëna e fëmijës raportohet se ka lajmëruar shërbimet e urgjencës se për rrëmbimin e vajzës 4-vjeçare. Në fund autori iu dorëzua autoriteteve "pa bërë rezistencë" dhe u arrestua.

“Fëmija duket se është i padëmtuar”, - shkroi policia lokale në X. “I uroj nënës, fëmijës dhe familjes së saj shumë forcë për të përballuar këtë përvojë të tmerrshme" - shkroi kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher në X. Zëdhënësja e policisë së Hamburgut Sandra Levgruen tha se personi në fjalë nuk ishte dakord me disa vendime të marra nga autoritetet në lidhje me rregullimin e kujdestarisë dhe donte të udhëtonte në Turqi me fëmijën.

Mediat vendase raportuan se negociatat u zhvilluan në turqisht përmes një përkthyesi. Aeroporti tha se po punonte për të rifilluar funksionimin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithsej 286 fluturime me rreth 34 500 pasagjerë ishin planifikuar të kryheshin të dielën. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI