Flash

Autonomi për serbët? Reagon qeveria e Kosovës: Nuk kemi pranuar asgjë të tillë

Lapsi.al 5 November 2023
Autonomi për serbët? Reagon qeveria e Kosovës: Nuk kemi pranuar

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se nuk është pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie për serbët. “Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës”.

Ishte ish-kryeministri Avdullah Hoti që shpërndau një lajm të publikuar ditë më parë nga media amerikane “Fox News”, ku mes tjerash thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi, kërkoi njohjen “de facto” dhe autonomi për serbët e veriut. Hoti ka kërkuar reagimin e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani duke shkruar se nëse kjo s’është e vërtetë, Osmani e Kurti duhet ta përgënjeshtrojnë.

Zëdhënësi i qeverisë i tha RTK-së se për momentin është e paqartë nëse lajmi në median amerikane i referohet një citati të drejtpërdrejtë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vetë mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen.

“Ajo ç’ka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës” - ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI