Flash

FOTO/ Arrestohet 21-vjeçari që përplasi 2 të rinj në trotuar

Lapsi.al 5 November 2023
FOTO/ Arrestohet 21-vjeçari që përplasi 2 të rinj në

Policia njoftoi mbrëmjen e kësaj të diele se arrestoi një 21-vjeçar të identifikuar si Jorgaq Thëngjilli. që drejtonte automjetin tip Benz dhe që aksidentoi rëndë 2 të rinj gjatë paradites në trotuarin pranë kryeministrisë. Ai i është nënshtruar testimit për alkool apo drogë, por ka rezultuar negativ. I riu është ndëshkuar edhe më herët për shpejtësi tej normave në zonat e banuara. Sot ai doli nga rruga dhe përplasi në trotuar dy kalimtarët e rinj. Të plagosurit janë në spital në gjendje të stabilizuar. Thëngjilli ishte gjobitur më 23 korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtruar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike. Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mos-rregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-05-at-16.51.58-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-05-at-16.51.58.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI