Flash

Shpërdoroi detyrën, pezullohet kreu i Urdhrit të Stomatologut

Lapsi.al 4 November 2023
Shpërdoroi detyrën, pezullohet kreu i Urdhrit të Stomatologut

Kryetari i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është pezulluar pasi ka shpërdoruar detyrën. Sipas hetimeve, ai nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Election”.

Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin Nikoll Deda, 68 vjeç,

banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.2 në shkallën Rihter ka goditur Greqinë këtë të premte. Lëkundjet u ndjenë më shumë në ishullin Evia, që ndodhet në ver...

19:00

Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Ruud Gullit në bankën e të akuzuarve? Fëmijët e tij Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil, respektivisht 32 dhe 29 vjeç, të lindur nga lidhja mes ish-futbollistit...

21:23

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI