Flash

Përndjekje, dhunë dhe grabitje, arrestohen 9 persona në Tiranë

Lapsi.al 4 November 2023
Përndjekje, dhunë dhe grabitje, arrestohen 9 persona në

Nëntë persona kanë përfunduar në pranga nga Policia pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, forcat blu kanë arrestuar, A. B., 39 vjeç, pasi në bashkëpunim me një person tjetër ka goditur me sende të forta shtetasin F. S., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, është arrestuar O. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasen M. Zh., 41 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, procedohet penalisht një dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin O. E., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash nga një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasen E. A., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja".

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Zh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një mur rrethues në rrugën "Ali Demi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. B., 39 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç. Këta dy shtetas, në Rrugën e Kavajës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin F. S., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- G. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Pashë Bushatlliu”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shkop metalik me hapje, si ato të Policisë;

- I. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin shtetasit A. G., 30 vjeç, dhe më pas e ka shitur atë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Xh. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 17-vjeçare.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

- O. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasen M. Zh., 41 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- F. C., 41 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën "Abdyl Frashëri", .

-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen L. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 14-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI