Flash

Moti i keq në Itali/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 4 November 2023
Moti i keq në Itali/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Situata e motit në Itali vijon të jetë kritike. Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave është rritur në 7, ndërsa zona më e prekur është Toskana.

Në rajonin e Toskanës raportohet për dëme të mëdha në shumë zona të qyteteve të Pratos dhe Pistoias. Sot pritet të merret një vendim nëse shkollat ​​në këto dy qytete do të qëndrojnë të mbyllura edhe për ditët e para të javës së ardhshme.

"Kabineti i qeverisë Meloni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet e Toskanës të prekura nga reshjet e paprecedentë dhe ka ndarë, për ndërhyrjet e para të nevojshme, pesë milionë euro. Sapo të detajohet dëmi, kjo shumë sigurisht që do të rritet ndjeshëm”, tha ministri italian i Mbrojtjes Civile, Nello Muzzumecchi.

Deri më tani raportohet se 4000 zjarrëfikës po punojnë në terren. Përveç Toskanës, në Italinë qendrore moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në rajonet qendrore të Italisë Umbria, Molise dhe Abruzzo, por edhe në rajonin verilindor të Friuli Venezia Giulia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI