Flash

Grushti socialist ndaj demokracisë shqiptare

Lapsi.al 4 November 2023
Grushti socialist ndaj demokracisë shqiptare

Përplasja e fundit në parlament ka shkaktuar një reagim të gjerë, sidomos nga mediat qeveritare, që dënojnë dhunën e ushtruar nga ana e deputetëve të opozitës. Është mëse i arësyeshëm dhe i domosdoshëm dënimi i dhunës fizike në parlament. Ama dhuna fizike e ushtruar nga opozita zbehet përballë dhunës politike që po ushtron shumica socialiste.

Është dhuna politike e shumicës socialiste që po i jep një grusht të fortë demokracisë shqiptare. Rrëzimi i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është atentati më i rëndë që po i bëhet demokracisë tonë sot. Reduktimi i parlamentit në një zgjatim të ekzekutivit, që në vetvete është një shtojcë e humorit të kryeministrit Rama, konsolidon një nga precedentët më problematikë të demokracisë shqiptare. 

Socialistët e Ramës në mënyrë sa flagrante edhe të përsëritur kanë rrëzuar një listë të gjatë komisionesh hetimore të kërkuara nga opozita. Është rrëzuar kërkesa për hetimin e projektit të portit të Durrësit, edhe pse prek një nga pasuritë më strategjike të shoqërisë shqiptare. Është rrëzuar kërkesa për investimet strategjike ku në mënyre të dyshimtë ishte përfshirë bashkëshorti i një deputeteje dhe ministreje. Pa përmendur rrëzimin e komisionit hetmor për çështjen McGonigal.

Shumnica socialiste, që kontrollohet direkt nga kryeministri Rama, tashmë i ka dhënë vetes të drejtën të përcaktojë se çfare, si, ku dhe kur opozita duhet të hetojë. Argumentat që jepen janë nga më allogjikët dhe flagrantët. Herë justifikohen se po ndryshojnë rregulloren dhe herë se çështja që kërkohet të hetohet nuk është specifike. 

Janë justifikime që fshehin absurditetin dhe anti-kushtetueshmërinë e qëndrimit socialist. Neni 77 i Kushtetutës e thotë qartë se nëse 25% e deputetëve të Kuvendit kërkojnë ngritjen e një komisioni, votimi i tij nga shumica është një formalitet, pasi ngritja e komisionit është automatike dhe e detyrueshme. 

I vetmi kufizim që përcakton neni 77 është që komisioni të ketë një objekt specifik, pra të shqyrtojë “një çështje të veçantë”. Ama ky është një kufizim formal që në realitet pothuajse nuk mund të aplikohet pasi çdo çështje mund të paraqitet si “e vecantë” apo “specifike”. Në rastin konkret, të gjitha kërkesat për hetim të rrërzuara nga shumica socialiste kishin si objekt cështje specifike, si porti i Durrësit, zbatimi i ligjit mbi investitorët strategjik apo rasti McGonigal, që ishte aq specifik saqë u reduktua tek një emër i përveçëm. 

Propaganda qeveritare sipas të cilës zhurma e opozitës është thjesht pasojë e halleve të Berishës është tymnaja që mbulon grushtin vrastar që kryeministri Rama nëpërmjet shumicës së rreshtuar socialiste po i jep demokracisë shqiptare. Është përdorimi tipik i disa të vërtetave të pjesëshme për të krijuar një gënjeshtër të madhe.

Natyrisht mund të jetë shumë e vërtetë që Berisha çirret në parlament për hallin e tij. Mund të jetë shumë e vërtetë gjithashtu që opozita synon ti përdorë komisionet hetimore për të fshehur hallin familjar të Berishës. Ama asnjë nga këto arësyetime nuk justifikon shkatërrimin që shumica po i bën instrumentit kryesor opozitar, komisionit hetimor.

Mënyra se si opozita i përdor apo i keqpërdor komisionet hetimore është kosto politike e saj dhe jo tagër i mazhorancës. Në momentin që agjenda e opozitës përcaktohet apo miratohet nga shumica parlamentare demokracia është në rrezik. Aq më tepër kur opozita është e përçarë dhe kur shumica parlamentare është reduktuar tek humori i kryeministrit. 

Atrikulli i Blendi Kajsiut është shkruar enkas për Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kush e ngriti grushtin i pari?

Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në mënyra diametralisht të kundërta nga palët e përfshira në të. Nga njëra anë, qeveria dhe mbështetësit...

19:12

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propaga...

15:49

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me s...

15:45

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë për shumëkënd nuk duhet të i...

13:20

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

Në mungesë të qëndrimeve të qarta dhe pamundësisë për t’u rreshtuar krah Kosovës në këtë peirudhë të vështirë, ndihma më e madhe që Edi Rama mund t’u japë shqip...

19:33

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI