Flash

Tirana e paralizuar nga trafiku, shoferët fikin makinat te Zogu i Zi

Lapsi.al 3 November 2023
Tirana e paralizuar nga trafiku, shoferët fikin makinat te Zogu i Zi

Stuhia e shiut që goditi Tiranën mesditën e sotme, ka bërë që trafiku në Tiranë të paralizohet. Shumë rrugë të Tiranës janë të bllokuara, ndërsa zona e Zogut të Zi shfaqet shumë problematike. Drejtuesit, duke qenë të bllokuar, kanë fikur mjetet në mes të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës ndodhet në terren dhe po punon për normalizimin e trafikuat. Për shkak të reshjeve të dendura lumi Lana doli nga shtrati, duke përmbytur rrugët dhe bizneset në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Te zona e Komunës së Parisit, një pemë është rrëzuar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia, përmes një njoftimi, ka nxjerrë dhe disa nga rrugët interurbane, nga Tirana, Durrës e deri në Lezhë, ku nuk ka munguar dhe apeli për shoferët që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën.

“Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

Në DPPSH dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, janë ngritur grupe drejtimi të cilat kanë kaluar në gatishmëri. Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.

Zonat me risk më të lartë janë:

Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse;

Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane;

Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;

Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore;

Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë. Për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112”, thekson Policia e Shtetit.

Të këshilluara

Kaos me trafikun në Tiranë

Pamjet që shihni tregojnë situatën në hyrje të Tiranës, ku duket se trafiku është paralizuar. Reshjet e dehura dhe stuhia që përfshiu sot kryeqytetin, ka sje...

17:22

Stuhia bllokon Rrugën e Arbrit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë, teksa stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete...

17:07

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kukës. Një i vdekur e një i plagosur është në gjendje të rëndë. Viktima nga Kukësi me iniciale A.M, i plagosur...

14:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI