Flash

Shtyhet seanca për statusin e PD-së, avokati kërkoi përjashtimin e gjykatësit

Lapsi.al 3 November 2023
Shtyhet seanca për statusin e PD-së, avokati kërkoi

Seanca gjyqësore për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Indrit Sefa bëri kërkesë për përjashtimin e gjyqtares.

Po ashtu, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e grupit të Lulzim Bashës për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike. Përfaqësuesi ligjor i  Berishës tha se shtyrja e seancës është skandaloze.

“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Bëjnë që ky proces të shtyhet sa më shumë. Zoti Krischbaum anonçoi diçka skandaloze që tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë, që e përgënjeshtroi Gjykata e Lartë. Është e katërta herë që shtyhet, është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidhur në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, u shpreh ai.

Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për në 13 nëntor ora 15:00.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI