Flash

Përkeqësohet situata në Itali/ Shkon në 5 numri i viktimave, disa persona të zhdukur

Lapsi.al 3 November 2023
Përkeqësohet situata në Itali/ Shkon në 5 numri i viktimave,

Stuhia Ciaran ka shkaktuar deri më tani 5 viktima në Itali. Situata është veçanërisht kritike në Toskanë ku pesë persona vdiqën ndërsa katër mbeten të zhdukur.

President i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe është në kontakt me qeverinë për atë kombëtare. Në disa lumenj niveli i ujit po bie, por Arno pritet të përmbytet pas orës 12:00. Në Veneto një person ende është zhdukur, bëhet fjalë për një zjarrfikës që po ndihmonte babain e tij të rregullonte disa thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi.

"Nuk kemi parë kurrë një erë kaq të fortë këtu, ujerat ishin shumë të forta gjatë natës dhe i kalonin 140 km në orë. Ishte e tmerrshme dhe sot dëmet janë të mëdha."- kështu ka deklaruar Sabrina Lallitto, kryetare e bashkisë së Casacalenda (Campobasso) ku moti i keq bëri që një pjesë e çatisë dhe muri i palestrës së shkollës fillore të shembet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI