Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Parashikimi i motit: Dominim i vranësirave dhe reshje shiu pas mesditës

Lapsi.al 3 November 2023
Parashikimi i motit: Dominim i vranësirave dhe reshje shiu pas

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë veriperëndimore, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të freskët. Për pasojë vranësirat do të jene dominante deri pas mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin. Në zonat veriore dhe veriperëndimore priten shira me intensitet të lartë. Parashikohet që shirat me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë të mbeten prezent edhe gjatë orëve të pasdites. Pritet dobësim i përkohëshëm i intensittit të shirave vetëm në orët e vona të natës. Problematike gjithashtu, paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës në orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. Mbeten prezente reshjet e shiut problematike gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin duke sjellë mjaft probleme ku më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës parashikohet të dominohet nga intervalet të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat në mesdite do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë republikën e MV ku herë pas here priten edhe ministuhi të forta ere. Parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të intensifikojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, por më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat jugore dhe perëndimore duke sjellë permbytje lokale. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të kontinenti. Konkretisht, rrebeshe shiu si dhe ministuhi ere priten në gadishullin e Ballkanit, Europën qëndrore, brigjet e detit Egje si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu, Europa jugperendimore dhe ishujt britanikë do të vijojnë me stuhi të forta ere dhe shira të konsiderueshëm, ndersa vetëm Europa lindore dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga moti i kthjellët,por relativisht i ftohtë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI