Flash

Emergjencat: Gjatë natës priten stuhi të forta

Lapsi.al 3 November 2023
Emergjencat: Gjatë natës priten stuhi të forta

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë detaje për situatën e krijuar nga moti i keq. Ai thotë se forcat e ushtrisë janë në gatishmëri për të përballuar situatën e cila gjatë natës mund të përkeqësohet pasi pritet të ketë reshje të shumta.

“Situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

Tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm.

Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta.

U bëjmë thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

LEXO EDHE: Moti i keq/ Të dhënat e fundit për rrugët, energjinë, ujin dhe lëvizjen në porte

"Brigadat e OSSH vijojnë punën në terren, ku prej 7 orësh janë angazhuar për riparimin e defekteve shkaktuar nga dëmtimi i linjave prej motit të keq. Reshjet e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën avari në disa pjesë të rrjetit elektrik, si rrëzim/thyerje shtyllash, prezencë uji në kabina, këputje përcjellësi në linjat ajrore, etj.

Aktualisht puna vijon me ritme të kënaqshme, pavarësisht se moti i keq pengon elektricistët të avancojnë më shpejtë me proceset e operimit. Në raport me informacionin e orës 17:00, kemi një përmirësim të furnizimit me energji elektrike me 73% për zonat e prekura nga defektet e motit të keq.

Vlen të theksojmë se linjat e tensionit të lartë 35kV dhe n/stacionet kanë punuar rregullisht, ndërsa linjat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë" - thuhet në një tjetër njoftim të OSSHE. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.2 në shkallën Rihter ka goditur Greqinë këtë të premte. Lëkundjet u ndjenë më shumë në ishullin Evia, që ndodhet në ver...

19:00

Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Ruud Gullit në bankën e të akuzuarve? Fëmijët e tij Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil, respektivisht 32 dhe 29 vjeç, të lindur nga lidhja mes ish-futbollistit...

21:23

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI