Flash

Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Lapsi.al 3 November 2023
Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Ruud Gullit në bankën e të akuzuarve? Fëmijët e tij Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil, respektivisht 32 dhe 29 vjeç, të lindur nga lidhja mes ish-futbollistit dhe modeles Cristina Pensa kanë hedhur në gjyq babanë e tyre.

“Na ka 500 mijë euro borxh për mirëmbajtje”, - e akuzojnë ata yllin e Milan, Chelsea dhe Sampdoria. Dhe shtojnë: “Prej 6 vitesh nuk kujdeset më për ne. Na ka braktisur”.

Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil kanë lindur në Milano. Në përfundim të lidhjes mes prindërve, të dy iu besuan nënës së tyre. Gjykatësi vendosi që babai t'u paguante atyre një kompensim ushqimor prej 8 milionë liretash në muaj. Më pas, me divorcin, shuma në vitin 2017 u riplanifikua në 7200 euro në muaj.

“Babai ynë nuk përgjigjej duke akumuluar një borxh të konsiderueshëm me kalimin e kohës. Në tetor 2017 nëna jonë nënshkroi përsëri një marrëveshje me të për të shlyer borxhin e mëparshëm” – shkruhet në ankesën e Quincy dhe Cheyenne.

Kështu Gullit pagoi detyrimet e prapambetura, por sipas versionit të të dyve, ai nuk vazhdoi të dërgonte më para. Sipas fëmijëve të tij, holandezi do ta kishte marrë atë vendim pa u konsultuar me autoritetet gjyqësore.

“Babai ynë, përveçse është krejtësisht i painteresuar për ne nga pikëpamja ekonomike, ka shkëputur çdo marrëdhënie me ne prej shumë vitesh” - shkruhet në padi duke shtuar: “ai ka shkuar deri aty sa nuk u përgjigjet as mesazheve të urimit për festat e fundvitit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI