Flash

Detaje të reja nga plagosja në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua ndërsa ishte në lokal

Lapsi.al 3 November 2023
Detaje të reja nga plagosja në Tiranë, 46-vjeçari u

Mësohen detaje të reja nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Bathore të Kamzës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa i plagosuri 46-vjeçar, Agim Hida ka marrë dy plumba në këmbë. Ky i fundit ka qenë duke pirë kafe në lokalin ku ndodhi ngjarja kur dy autorët që lëviznin me motor kanë ndaluar, ndërsa njëri prej tyre i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë.

Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin lëvizjet e tij. Po ashtu mësohet se i plagosuri Agim Hida është vëllai i Flamur Hidës, i cili vite më parë akuzohej se ka vrarë një person në zonën e Yzberishtit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI