Flash

Berisha: SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit...

Lapsi.al 3 November 2023
Berisha: SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp me gazetarët, u ndal te ajo cfarë ndodhi ditën e djeshme në Kuvend.

Berisha edhe njëherë hodhi akuza në drejtim të SPAK, që sipas tij është nën urdhrat e Ramës teksa “vrapoi në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale”.

“Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, – shpjegoi ai, – kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit.

Pra, midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament, kanë zgjedhur betejën për të drejtat e tyre në parlament.

Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme, më përfaqësuese dhe më e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur.

Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit.

Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara. Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull.

Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës. SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale.

Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit. Dëshmi e fytyrës së shëmtuar policeske të narkoshtetit. Ju ishit aty, shqiptarët e ndoqën në çdo moment atë, pse shkonte SKAP-i i partisë?

Edi Rama është tmerruar, ka humbuar, moral nuk ka pasur ndonjëherë, por i ka hyrë drithërima dhe frika në palcë.

Mendon se duke sjellë skapistë në parlament, do të mund të dekurajojë në betejën e tyre deputetët e opozitës, më e drejta në historinë e një parlamenti, për të drejtat e tyre kushtetuese.

Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë. Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti.

Por këtë herë kanë Sadushin omnipotent aty dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë.”– u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI