Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vuçiç: Është gënjeshtër se unë do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

Lapsi.al 2 November 2023
Vuçiç: Është gënjeshtër se unë do ta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t'i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.

Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiç, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.

Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.

"Kjo do t'i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane", tha ajo.

Në atë kohë, Vuçiç në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t'i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t'u bërë anëtarë të BE-së./ Evropa e Lirë

Të këshilluara

Rama njofton se do të shkojë në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama thotë se do të jetë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij nga marrëveshjes Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE. Përmes një reag...

17:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI