Flash

"Të armatosur në Kuvend”, Garda e Republikës hedh poshtë akuzat e opozitës

Lapsi.al 2 November 2023
"Të armatosur në Kuvend”, Garda e Republikës hedh

Pas akuzave të Sali Berishës dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për gardistë të armatosur në ambientet e brendshme të Parlamentit dhe selisë së Kuvendit, reagoi Garda e Republikës duke e hedhur poshtë këtë pretendim.

Garda thekson se asnjë prej punonjësve të saj nuk ka qenë i armatosur.

Lexo më tej: Kriza në Kuvend, investim i Ramës për të eleminuar opozitën 

REAGIMI 

Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:

Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.

Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet.

Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI