Flash

Si i nxori Rama bllof mediat që trumbetuan suksesin e tij me asocacionin

Lapsi.al 2 November 2023
Si i nxori Rama bllof mediat që trumbetuan suksesin e tij me asocacionin

Edi Rama i ka nxjerrë bllof të gjithë propogandistët pro tij që trumbetuan me të madhe se ai kishte një kontribut të veçantë në projekt statutin e BE-së për asocacionin e komunave me shumicë serbe, që iu dorëzua nga liderët evropianë, Albi Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit. Të mërkurën, gjatë gjithë ditës, dy televizionet kombëtare Top Channel dhe TV Klan, si dhe një sërë mediash të shkruara, shpallën me të madhe se dokumenti i paraqitur ishte mbështetur tek drafti Rama.

Lexo me tej:

Deliri/ Ndërkombëtarët detyruan Kurtin të pranonte asocacionin e Ramës

Lapsi.al e denoncoi këtë delir mediatik (shih linkun lart) që ndodh vetëm në republikat e bananeve. Por pasi ndërseu televizionet që kontrollon Rama bëri prapkthehu. Ai u tregua "politikisht" korrekt kur foli me emrin e tij personal. Në një postim në X (ish Twitter), kryeministi u detyrua të shkruajë fjalinë: "Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së".

Natyrisht, pasi tha këtë, ai nuk mund ta çonte krejtësisht dëm punën e autoportantëve të vet. Ai shtoi se 'Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës & Serbisë", pa precizuar se cili ka qenë ky kontribut dhe se ne ç'pika konkrete konsiston ai.

Për dhënë përshtypjen se ai ka vërtet një rol në dialogun mes palëve Rama shpalli se mbështet qasjen e qeverisë së Prishtinës në këtë moment dhe shpalli një vizitë në Kosovë, të pa konfirmuar ende nga autoritetet e atjeshme: "Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time", shkroi ai në X (ish Twitter).

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin 

Ashtu sikurse ndodhi edhe këtë radhë, kur propaganda e sponsorizuar e televizioneve pro tij, i vishte një aureolë të rangut të lartë, ndërsa vetë detyrohej të pohonte se drafti nuk qe i tij por i BE-së, kryeministri ka dashur gjatë gjithë kohës të krijojë me pahir imazhin e një njeriu që është faktor në bisedimet e paqes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ende është e vështirë të kuptohet se pse ai e kërkon me këmbëngulje këtë gjë, aq më tepër kur dihet se marëdhëniet e tij me Albin kurtin janë pranë zeros dhe kur, që pas daljes nga Open Ballkan, presidenti serb Vuçiç, nuk i jep më të njëjtën vëmendje.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Zakonisht liderët shqiptarë e luajnë kartën e sforcuar të "faktorit të stabilitetit", ose kur kanë probleme të brendëshme, ose kur nuk i kanë punët mirë me ndërkombëtarët. Deri tani Edi Rama nuk duket i rezikuar, as nga njëra dhe as nga tjetra. Dhe e kjo e bën edhe më të mistershme trokitjen e tij insistuese në një portë që nuk ia ka hapur askush.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI