Flash

Kriza në Kuvend, investim i Ramës për të eleminuar opozitën

Lapsi.al 2 November 2023
Kriza në Kuvend, investim i Ramës për të eleminuar

Strategjia e mazhorancës për të mos negociuar asnjë nga kërkesat minimale të opozitës dhe për të vazhduar sikur ajo të mos ekzistonte, po hedh në erë të vetmin institucion, ku të paktën në letër, mbi 700 mijë qytetarë do të duhej të përfaqësoheshin. Kuvendi i Shqipërisë, është shndërruar përfundimisht në një levë në duart e kryeministrit, për interesat e ngushta politike të këtij të fundit.

Mesazhi që kjo strategji po përcjell tek të gjithë, është se për shumicën e ndryshkur në pushtet, vendi nuk ka nevojë për opozitë për sa kohë drejtohet nga Edi Rama. Reparti ushtarak i deputetëve të PS, po mbron investimin disa vjeçar të kryeministrit për të eleminuar opozitën reale dhe për të patur përballë opozitën e emëruar.

Lexo më tej: Dhuna në parlament/ Si po durojnë deputetët e Partisë Socialiste 

I mësuar keq me opozitën e kërpëratave, me të cilën ndryshoi edhe kodin zgjedhor për të siguruar në tavolinë fitoren e shumë diskutueshme të 25 prillit 2021, Rama u investua me çka mundi për të përçarë kundërshtarët politikë dhe për t’i patur duart e lira në instalimin e një regjimi monopartiak. Lobimi për shpalljen non grata të Sali Berishës që synonte çarjen e PD, futja e forcave speciale dy vjet më parë në selinë e demokratëve gjatë përplasjes së dhunshme mes tyre, kurdisja e një procesi në gjykata për ta lënë të papërfaqësuar shumicën e Berishës, përdorimi i KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor për t’i hequr të drejtën e zgjedhjes qindra mijëra votuesve dhe së fundi ndërhyrja brutale për të emëruar edhe përfaqësuesit e opozitës në grup dhe komisione në Kuvend, i gjithë ky investim pra, nuk mund të shkonte kot për shkak të bashkimit të papritur të dy grupeve të PD.

Unfikimi i 43 deputetëve demokratë, ishte diçka e paparashikuar në strategjinë e Ramës për ta mbajtur opozitën kashtë e koqe deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndoshta kishte patur pritshëmri më të larta tek Lulzim Basha për të krijuar një grup domethënës brenda PD, por opozitarizmi parimor dhe vendosmëria e Gazmend Bardhit ia fshiu këtë mundësi. Edhe përçarja e planifikuar pas marrjes së Sali Berishës nën hetim nga SPAK, nuk ndodhi. Grupi i PD qëndroi i unifikuar.

Kjo që po ndodh sot në Kuvend është pikërisht refleks i synimit të Edi Ramës për të drejtuar vendin pa opozitë. I mbuluar nga hije skandali disa vjeçare, kryeministri nuk pranon jo vetëm llogaridhënie dhe transparencë, por nuk do as të bezdiset nga kërkesat për mocione apo komisione hetimore. Aq më tepër kur këto i vinë nga një opozitë, që nuk është ajo që ai do të kishte dashur dhe për të cilën investoi aq shumë.

Garnizoni socialist në Kuvend, që di të veprojë por asnjëherë të reflektojë, nuk po bën gjë tjetër veç tentativës së rrezikshme për të mohuar thelbin e ekzistencës të atyre që kanë përballë. Deputetët e opozitës nuk janë aty as si individë, as si të përzgjedhurit e Edi Ramës. Si mbartës mandatesh të mbi gjysëm milioni qytetarësh, ata janë pikërisht këta qytetarë. T’u heqësh atyre të drejtën e ushtrimit të këtij mëndati, është ekzekutim i ekzistencës së tyre politike dhe njëkohësisht i demokracisë përfaqësuese.

Në një vend demokratik, çdo mazhorancë është e dënuar të bashkëjetojë me opozitën që qytetarët i kanë vënë përballë, e mirë ose e keqe qoftë ajo. Të shpikësh një opozitë që të rri për shtat, apo më keq akoma, të eleminosh atë që ka mandatin për të qenë e tillë, është një aventurë që mund të mbajë në këmbë një regjim, por që dihet si përfundon një ditë.

Lexo më tej: Paralajmërimi i opozitës për vendime ekstreme dhe dilemat e rrugës radikale 

Organizatës së Rilindjes nuk i mjaftojnë prishja e rregullave elektorale, përdorimi i bandave, patronazhistët, burgosja e kundërshtarëve, dhuna mbi mediat, shpenzimi i milionave të vjedhura për të vjedhur vota, keqpërdorimi i administratës dhe njerëzve në nevojë. Ajo tashmë ka kaluar në një stad të ri, atë të eleminimit edhe të opozitës legjitime. Sepse e di që shumë shpejt, të gjitha mjetet që ka në përdorim nuk do t’i mjaftojnë më dhe garën e ardhshme kërkon të rifitojë përsëri pa hyrë fare në të. Jo si rezultat i rekordeve të qeverisjes, por si dhuratë e shkërmoqjes së opozitës.

Prandaj nuk ka asnjë çudi se përse mazhoranca nuk ulet të negociojë kërkesat elementare të opozitës. Ajo është e dënuar të mos legjitimojë asnjë fuqi tjetër politike, përveç asaj të liderit suprem. Me shpresën se një ditë opozita ose do të lodhet, ose do të blihet, ose do të ndahet përsëri, në pamundësi për të kryer misionin e saj. Në asnjë skenar, Edi Rama nuk e përfytyron të shkojë në zgjedhje si i barabartë me kundërshtarët që ka përballë. Sado i sigurtë të ndihet nga pushteti që kontrollon, atë e torturon ankthi se çfarë mund t’i ndodhë nëse një ditë e humbet atë. Deputetët e PS sot, janë thjesht kujdestarët mjeranë të paranojave të “zotit” të tyre. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush e ngriti grushtin i pari?

Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në mënyra diametralisht të kundërta nga palët e përfshira në të. Nga njëra anë, qeveria dhe mbështetësit...

19:12

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propaga...

15:49

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me s...

15:45

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë për shumëkënd nuk duhet të i...

13:20

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

Në mungesë të qëndrimeve të qarta dhe pamundësisë për t’u rreshtuar krah Kosovës në këtë peirudhë të vështirë, ndihma më e madhe që Edi Rama mund t’u japë shqip...

19:33

Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turp...

15:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI