Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Flakadan dhe karrige të rrëzuara në Kuvend, Berisha: Mosbindje civile, grevë e përkohshme

Lapsi.al 2 November 2023
Flakadan dhe karrige të rrëzuara në Kuvend, Berisha: Mosbindje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend, ku u ndezën flakadan dhe u rrëzuan karrige, se kjo ishte një formë greve. Ai theksoi se mazhoranca me votimin e projekligjeve në Kuvend, pa debat, tregoi fytyrën e vet.

"“Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Grevë-protesta në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne nuk heqim dorë. Nuk kemi autorizim nga zgjedhësit tonë që të jemi si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar. Mazhoranca tregoi fytyrën e vet, vetëm miratim nuk është ai. Kërkojmë Parlament normal”, deklaroi Berisha.

Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare duke shtuar se “jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite”.

“Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama”, tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI