Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Drama në Gaza/ Mbi 3.600 fëmijë palestinezë të vrarë gjatë tri javësh luftë

Lapsi.al 2 November 2023
Drama në Gaza/ Mbi 3.600 fëmijë palestinezë të

Një palestinez mban në duar djalin e tij të vogël që u vra gjatë sulmeve ajrore në Han Jonis të Rripit të Gazës, para varrimit të tij më 29 tetor.

Shpërndaje

Më shumë se 3.600 fëmijë palestinezë janë vrarë në 25 ditët e para të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Ata janë goditur nga sulmet ajrore, nga raketat e lëshuara gabimisht nga militantët, janë djegur nga shpërthimet dhe janë shtypur nga rrëzimi i ndërtesave, tha ministria. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, në mesin e viktimave ka të porsalindur dhe fëmijë të vegjël.

Pothuajse gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Rripin e Gazës janë nën moshën 18-vjeçare dhe fëmijët përbëjnë 40 për qind të personave që janë vrarë deri më tani gjatë luftës. Sipas analizës që AP i ka bërë të dhënave të publikuara javën e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, deri më 26 tetor, 2.001 fëmijë të moshës 12 vjeç dhe më poshtë ishin vrarë, përfshirë edhe 615 fëmijë që ishin 3 vjeç apo më të vegjël.

“Kur shtëpitë shkatërrohen, ato shemben në kokat e fëmijëve”, tha të mërkurën shkrimtari Adam al-Madhoun, teksa po qëndronte në një spital në Gazë me vajzën e tij katërvjeçare. Ajo i mbijetoi një sulmi ajror, në të cilin iu këput krahu i djathtë, iu shtyp këmba e majtë dhe pësoi çarje të kafkës.

Izraeli tha se sulmet ajrore shënjestrojnë caqet e militantëve të Hamasit dhe infrastrukturën dhe ka akuzuar grupin se po përdor civilët si mburoja njerëzore. Po ashtu tha se mbi 500 raketa të militantëve, gabimisht kanë goditur caqe në Gazë, duke vrarë një numër të panjohur të palestinezëve.

Sipas Save të Children më shumë fëmijë janë vrarë gjatë tre javëve në Gazë sesa në të gjitha konfliktet në mbarë botën në tre vjetët e fundit. Për shembull, sipas kësaj organizate, 2.985 fëmijë janë vrarë në dhjetëra zona të konfliktit gjatë vitit të kaluar.

“Gaza është shndërruar në varrezë për mijëra fëmijë”, tha James Elder, zëdhënës i UNICEF-it, agjencisë për fëmijë të Kombeve të Bashkuara.

“Është mallkim të jesh prind në Gazë”, tha Ahmed Modawikh, nga qyteti i Gazës, jeta e të cilit është shkatërruar pasi vajza e tij 8-vjeçare u vra gjatë luftimeve pesëditore në muajin maj.

Edhe fëmijë izraelitë janë vrarë. Gjatë sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor në qytetet jugore izraelite – sulm që nxiti luftën – sulmuesit vranë mbi 1.400 persona. Në mesin e viktimave kishte edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël, kanë thënë zyrtarët izraelitë, edhe pse nuk kanë ofruar shifra të sakta. Afër 30 fëmijë po ashtu janë në mesin e 240 pengjeve që i ka marrë Hamasi.

Përderisa sulmet ajrore izraelite po godasin Gazën, fëmijët palestinezë së bashku me familjarët e tyre po fshihen në banesa apo në strehimore që udhëhiqen nga OKB-ja. Edhe pse Izraeli u ka kërkuar palestinezëve që të largohen nga veriu për në jug të Gazës, asnjë vend në këtë territor duket se nuk është i sigurt nga sulmet ajrore.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e viktimave në Gazë, që tashmë ka arritur në mbi 8.800, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli ka argumentuar se grupi militant operon nga lagjet ku jetojnë civilët. Por, palestinezët kanë thënë se numri i lartë i viktimave është dëshmi se sulmet izraelite janë pa dallim.

Sipas mjekëve, si pasojë e luftës, mbi 7.000 fëmijë palestinezë janë plagosur./REL

Të këshilluara

Vetëvritet biznesmeni i njohur në Kosovë

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës. Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëv...

18:10

Rama njofton se do të shkojë në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama thotë se do të jetë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij nga marrëveshjes Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE. Përmes një reag...

17:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI