Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Shpërndahet parlamenti i Serbisë, më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet e reja parlamentare

Lapsi.al 1 November 2023
Shpërndahet parlamenti i Serbisë, më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq, njoftuan të mërkurën shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë edhe kryeqytetin serb, Beograd.

Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor 2023. Me shpalljen e zgjedhjeve, Vuçiq ka shpërndarë parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022. Paraprakisht, në parlamentin serb kryeparlamentari, Vladimir Orliq, njoftoi se do të mbahen zgjedhjet për asambletë lokale në 65 qytete dhe komuna.

“Ne po jetojmë në kohë të vështira për gjithë botën, në kohën e ndryshimeve globale dhe në të cilën është e nevojshme që të gjithë të jenë të bashkuar për të luftuar në ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Fushata është një mundësi për të shpalosur ide të ndryshme në mënyrë të civilizuar, për të prezantuar programe, politika që duhet të zbatohen, por të cilat kurrë nuk duhet të kërcënojnë interesat vitale shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçiç. Ai u uroi të gjithëve “rezultate të mira në zgjedhje” dhe tha se dëshiron që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të mbahen në mënyrë demokratike.

Kryeparlamentari Orliq u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që sipas tij, Serbia si shoqëri të tregojë “kapacitetin e saj të plotë demokratik”. Me shpalljen e zgjedhjeve, fushata parazgjedhore zyrtarisht ka nisur në Serbi. Fushata do të zgjasë deri mesnatën e 14 dhjetorit, kur do të nisë heshtja zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI