Flash

Shkon në 4 numri i shqiptarëve që humbën jetën pas rrëzimit të skelës nga kati i 8-të në Gjermani

Lapsi.al 1 November 2023
Shkon në 4 numri i shqiptarëve që humbën jetën pas

Ka shkuar në 4 numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.

Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga rrëonjat vetëm mbrëmjen e së martës. Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori.

Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira të dendura

Vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të...

07:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI