Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Senatorja amerikane: BE nuk do t'i presë përgjithmonë Kosovën dhe Serbinë

Lapsi.al 1 November 2023
Senatorja amerikane: BE nuk do t'i presë përgjithmonë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, u bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç t’u rikthehen përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve dhe paralajmëroi se ato rrezikojnë të humbin mundësinë që u është ofruar për të përparuar drejt integrimeve evropiane.

Në një intervistë me shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës pas kthimit nga vizita në Kosovë, senatorja Shaheen tha se “një mundësi e tillë mund të mos ofrohet pafundësisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat Evropa po përballet për shkak të luftës në Ukrainë si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë.”

“Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra se si mund të ndihmojnë shtetet që nuk duan të bëhen vende autokratike, që nuk zgjedhin të përkrahin diktatorë si Vladimir Putin, në rrugën e tyre drejt demokracisë. Kjo është një mundësi që nuk do të ekzistojë përgjithmonë” - deklaroi ajo.

Senatorja Shaheen tha se shpreson “që Serbia dhe Kosova të ulen dhe të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku.”

“E kuptoj që nuk e njohin njëra-tjetrën, por mendoj se është e rëndësishme të sigurohen se qytetarët e tyre nuk janë të zhytur në konflikt, që nuk jetojnë me frikë, që nuk kanë nevojë të brengosen,” shtoi ajo.

Senatorja Shaheen vizitoi Kosovën bashkë me senatorin Peter Welch nga Vermonti disa javë pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer i policisë. Ajo vlerësoi se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbesin ndër shqetësimet kryesore në rajon. Në intervistë, zonja Shaheen tha se autorët e sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator duhet të mbahen përgjegjës.

“Duhet të sigurohemi që nuk do të ndodhë sërish. Na duhet një kufi i sigurtë, por nuk është në interes të askujt që të kemi një konflikt të tillë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,” tha senatorja Shaheen.

Senatorja Shaheen u shpreh e shqetësuar edhe për situatën në Mal të Zi pas vendimit të forcave politike në Mal të Zi, që të përfshijnë në koalicionin qeverisës parti politike dhe udhëheqës me prirje pro-serbe dhe pro-ruse.

“Nuk e kuptoj se si dikush mund të shohë atë që Vladimir Putin bëri në Ukrainë, pushtimin e një shteti, vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës vetëm sepse si shtet donte të bëhej pjesë e BE-së dhe demokracisë, nuk e di pse ndonjë palë në Evropë mendon se aty duhet të jetë e ardhmja e tyre,” theksoi ajo.

Ajo tha se institucionet amerikane duhet të ushtrojnë vigjilencë të shtuar për situatën në Mal të Zi, një shtet anëtar i NATO-s. “Jam shumë e shqetësuar që në Mal të Zi mund të kemi dikë që do të ndante me Vladimir Putinin çdo gjë që ndodhë në NATO,” shtoi ajo. /VOA

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së ...

20:27

Shtyhet gjyqi për statutin e PD

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të bëra në Kuvendin e 2 shtatorit. Seanca ë...

16:00

Kërcënohet prokurori në Berat

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një person pranë gjykatës së qytetit. Ka qenë prokurori Gripshi ai që ka shkuar në polici dhe ka deno...

17:46

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI