Flash

Provat shkresore/ Erion Veliaj jepte urdhëra si pronar i inceneratorëve

Lapsi.al 1 November 2023
Provat shkresore/ Erion Veliaj jepte urdhëra si pronar i

Dalin prova të reja me shkresa dhe dokumenta që provojnë se Erion Veliaj sillej si pronar real i inceneratorëve dhe jepte urdhra se kush duhet të paguante për depozitim në lanfillin e Sharës dhe kush duhet ti merrte shërbimet falas.

Nga selia e PD-së ish rivali i tij në zgjedhjet e Tiranës, Belind Këlliçi, ka bërë sot publike dy emaile, që tregojnë për depozitim të inerteve pa pagesë në inceneratorin e Tiranës. Njëri prej tyre i përket kompanisë "Arlis ndërtim", që u bë e famshme për 7 katet pa leje të ngritur në qendër tek reklamat e dikurshme të kinemave, në krah të Bankës së Shqipërisë.

Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, këta të fundit urdhërojnë shmangjen e pagesës për depozitimin e dherave, me justifikimin se kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë (faksimilja poshtë).

Sipër email i derguar nga Bashkia Tiranë për të favorizuar pa pagesë Arlis Ndërtim

"Arlis ndërtim" do të ndërtojë një kullë tek ish policia bashkiake e Tiranës dhe e ka marrë këtë tokë me marrëveshje për të dhene në fund tre kate për përdorim të Bashkisë.

Duke u nisur nga prezumimi se qëllimi është ngritja e një ndërtese publike, bashkia Tiranë ka urdhëruar që kjo kompani ti depozitojë inetret dhe dherat e saj falas. Por kjo alibi është flagrante. E para se për atë që do ti japë publikut për zyra, "Arlis ndërtim", që thuhet se është e lidhur me një ish ministër të rëndësishëm socialist, ka përfituar një leje ndërtimi shumëkatshe. E dyta sepse edhe kompani të tjera private, që kanë ngritur vepra publike, kanë paguar si gjithë të tjerët për depozitimin e mbejteve të tyre. E treta, sepse bashki të tjera, që kishin marëdhënie me inceneratorin e Tiranës nuk e kanë pasur avantazhin që të japin të tilla urdhëra për shërbime pa pagesë. 

Pikërisht janë këto që e kanë bërë Belind Këlliçin të depozitojë dokumenta e reja në SPAK, si provë se Erion Veliaj është pronari real i inceneratorëve.

Për ta bërë më të besueshëm këtë dyshim, departamenti anti korrupsion në PD ka publikuar edhe një kontratë të bërë mes tre drejtorive shtetërore dhe bosëve të inceneratorit për kontrollin e depozitimit të inerteve nga biznesi i së cilave, Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përfituar deri më tani 40 milionë euro. Në këtë kontratë, ku së bashku me inceneratorin e Tiranës ka firmosur si drejtor bashkie edhe njeriu i afërt i Veliajt, Taulant Tusha palët zotohen që të kontrollojnë, të mbikqyrin dhe të shkëmbejnë informacion për depozitimin e dherave.

Dhe në bazë të kësaj marëdhënie nga Bashkia jepej urdhër për kompani si Alris, të cilës duhet ti shërbehej falas. Duke qenë se personi që ka nënshkruar urdhërin e favorizimit varej dikekt nga kryebashkiaku, Këlliçi ka paraqitur edhe një organigramë të funksionimit të bashkisë ku tregohet se varësia e atij që ka dhënë urdhërin, pra punonjësit të Taulant Tushës është drejtpërdrejt nga "Lali".

Organigrama e funksionimit të Bashkisë Tiranë e cila tregon se drejtoria e Punëve Publike e Taulant Tushës të njëjtit që nënshkroi marëveshjen dhe urdhëroi depozitimin e interteve falas varet direkt nga Veliaj.

Në përforcim të idesë se për interesa të Bashkisë inceneratori jepte shërbime falas është publikuar edhe një email i dytë, ku gjithashtu mbetejet e ngelura nga shkaterrimi i Teatrit Kombëtar, Mirel Mërtiri urdhëronte që të depozitoheshin falas (poshtë).

Pra sipas këtyre dokumentave del qartë e bashkia e Erion Velisë luan rolin e pronarit mbi pronarët "de jure". të inceneratorëve. Asnjë kryebashkiak tjetër, i Durrësit, Kavajës apo gjetkë nuk e kishte forcën ti urdhëronte dy Klodët. Dhe kur i shton kësaj edhe fuqinë për të vendosur se cila kompani private mund ti merrte shërbimet pa lekë, pozita e Eroon Veliajt në këtë aferë errësohet shumë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI