Flash

Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Lapsi.al 1 November 2023
Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi shtetasin serb, Zhivko Vuksanoviç, 62 vjeç, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar Kosova, pasi dyshohet për krime lufte.

Po ashtu, edhe një tjetër i dyshuar, që po kërkohet nga Kosova, është liruar nga autoritetet në Mal të Zi.

Lirimi i Vuksanoviqit nga paraburgimi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.

Vuksanoviq gjendej në paraburgim prej 1 tetorit, në pritje të vendimit për ekstradimin ose jo të tij në Kosovë.

Edhe pse Gjykata e Lartë më 27 tetor vendosi për ekstradimin e Vuksanoviçit në Kosovë, po atë ditë, ish-ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, refuzoi kërkesën për ekstradim.

Gazeta në Podgoricë, Pobjeda, tha se Kovaç e arsyetoi vendimin e tij me vlerësimin se “ka dyshime për përndjekje politike”, duke argumentuar se ishte shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut./REL

Të këshilluara

Kërcënohet prokurori në Berat

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një person pranë gjykatës së qytetit. Ka qenë prokurori Gripshi ai që ka shkuar në polici dhe ka deno...

17:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI