Flash

Kreu i Hamas: Armëpushimi është parakusht për lirimin e pengjeve

Lapsi.al 1 November 2023
Kreu i Hamas: Armëpushimi është parakusht për lirimin e

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh informoi ndërmjetësuesit në negociatat për lirimin e pengjeve se një armëpushim është parakushti për arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite.

Sipas gazetës izraelite Haaretz, Haniyeh u bëri thirrje gjithashtu kombeve arabe dhe myslimane që të vazhdojnë protestat në mbështetje të kauzës palestineze.

Haniyeh gjithashtu ka fajësuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për luftën, duke thënë se ai e ka rrethuar veten me një koalicion të krahut të djathtë “për të larguar sytë e botës nga faji i tij”.

Komentet e tij ishin në lidhje me problemet e ndryshme ligjore me të cilat përballej Netanyahu, shkruan Al Jazeera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI