Flash

Kërcënohet prokurori në Berat

Lapsi.al 1 November 2023
Kërcënohet prokurori në Berat

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një person pranë gjykatës së qytetit.

Ka qenë prokurori Gripshi ai që ka shkuar në polici dhe ka denoncuar kërcënimin që ka marrë, sipas tij nga shtetasi Andon Qako.

Prokurori Gripshi ka thënë se është kërcënuar për shkak të detyrës teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.

Sipas tij, Qako ka ndaluar prokurorin dhe më pas e ka kërcënuar, ndërsa policia ka kërkuar menjëherë shoqërimin e autorit të dyshuar.

Qako është një person i njohur në Berat, shpesh i aktivizuar për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, si dhe i përfshirë në disa konflikte të mëparshme. Në rrjetet sociale, raportohet se Qako gjithashtu ka ofenduar prokurorët e Beratit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI