Flash

Kalifornia në “luftë” me zjarret/ Evakuohen me mijëra banorë

Lapsi.al 1 November 2023
Kalifornia në “luftë” me zjarret/ Evakuohen me mijëra

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën të martën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore. Erërat sezonale nga Santa Ana e shtuan intensitetin e zjarreve duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e 4000 banorëve.

Erërat e forta nga Santa Ana përhapën zjarrin në një sipërfaqe prej mbi 9 kilometra katrorë pranë qarkut Riverside, pas shpërthimit të zjarrit të hënën pasdite.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside, Jeff LaRusso, njoftoi se tre struktura ishin shkatërruar dhe gjashtë të tjera ishin dëmtuar.ertise

Luis Quinonez nuk ishte aty kur shtëpia e tij u dogj nga flakët. “Tashmë nuk është për shitje”, tha me shaka zoti Quinonez i mbuluar nga bloza e tymit. Ai tha se kishte humbur gjithashtu 13 automjete që do t’i shiste.

Shtëpia tjetër në pronësinë e tij, përkarshi rrugës, u shpëtoi flakëve. Ai tha se askush nuk ishte lënduar, përfshirë bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

Zjarri që shpërtheu u intensifikua si rezultat i erërave të forta sezonale që vijnë nga Santa Ana.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira të dendura

Vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të...

07:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI