Flash

"Është parlamenti, jo vila jote me lekët e korrupsionit" Bardhi i bërtet Nikollës në korridor

Lapsi.al 1 November 2023
"Është parlamenti, jo vila jote me lekët e

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ka pasur një përplasje në korridor mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit Gazment Bardhi.

Ky i fundit më herët kërkoi të ishte pjesë e mbledhjes, por nuk u pranua, pasi është një nga deputetët që u përjashtua nga seancat për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.

Gjithsesi Gazment Bardhi ka arritur të kapë Lindita Nikollën në korridoret e kryesisë së kuvendit dhe i ka thënë se duhet t’i vijë turp, pasi parlamenti nuk është vilë e saj.

“Pse s’u mbyllët atje një orë më para? Kryetare ky është parlamenti? Si mund ta bllokosh? Parlament privat është ky? Është parlamenti i popullit, nuk është vila jote me lekët e korrupsionit, të të vijë turp të vijë”,-tha Gazment Bardhi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI