Flash

Buxheti 2023/ Socialistët vënë para tepsinë e bakllavasë (VIDEO)

Lapsi.al 1 November 2023
Buxheti 2023/ Socialistët vënë para tepsinë e
Deputetët socialistë të Komisionit të Ekonomisë kanë vënë para një tepsi me bakllava para se të nisin diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2014. Në filmimet që i bën Erjon Braçe llokmat e bakllavasë krahasohen me ndarjen e buxhetit të vitit 2023. Deputetja Blerina Gjylameti është ajo që bën prezantimin e tepsisë së bakllavasë me rastin e diskutimeve të projekt-buxhetit, ndërsa flet për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e pensionistëve. Por më shumë se për ato pak lekë që do përfitojnë pensionistët, viti 202ë do të jetë i mbarë në veçanti për deputetët, ministrat dhe kryeministrin Edi Rama. Të gjithë këta presin të marrin një dorë të mirë parash, sepse rroga e deputetëve u dyfishua dhe nga 156 770 lekë shkoi në 310 250 lekë të reja ose 3 milion e 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Mbi këto 3 milion lekë të vjetra, shtohen edhe pagesat e naftës, të telefonit, të qirasë dhe dietave të tjera. Disa vite më parë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 Edi Rama e kërkoi i vetëm tepsinë e pushtetit dhe ia arriti duke lënë në opozitë PD dhe LSI. Atëherë u fol shumë për tepsinë që simbolizonte mënyrën se si e kishin ndarë partitë administratën shtetërore. Tani që e kanë të vetëm tepsinë, socialistët e kanë mbushur atë me bakllava, ia kanë rritur rrogat vetes dhe ia fusin me gallata. Shikoni videon më poshtë:  
 
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Paga e ministrave nga 174 760 lekë shkoi në 318 750 lekë. Paga e kryeministrit nga 228 000 lekë shkoi në 393.125 lekë. Paga e Kryetarit të Kuvendit nga 228 000 lekë shkoi në 393.125 lekë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI