Flash

Benet Beci hesht për Bajrat në fushatën e tij, tregon pamje të kantierit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)

Lapsi.al 1 November 2023
Benet Beci hesht për Bajrat në fushatën e tij, tregon pamje

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka nxjerrë një video ku shihet se po vijon puna për ndërtimin e një moli në hyrje të qytetit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Beci theksoi mes të tjerash se kjo ndërhyrje është pjese e projektit te hyrjes së Shkodrës, që sipas tij është në proces tenderimi.

“Në hyrjen e Shkodrës, pranë Urës së Bunës, aty ku vijon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e molit, i treti pas atij në Zogaj dhe Shirokë.

Kjo ndërhyrje është pjese e projektit te hyrjes së Shkodrës, që tashmë është në proces tenderimi”, shkruan Beci.

Ndërkohë ditët e fundit PD ka publikuar pamjet sesi PS dhe banda e Bajrave në Shkodër kanë bërë presion në qendrat e votimit në zgjedhjet e 14 majit. Kryebashkiaku Beci s'ka bërë asnjë koment për këto pamje dhe përfshirjen e krimit në fushatën e tij elektorale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI