Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rihapen dosjet e 1997, Masakra e Urës Vajgurore në Gjykatën e Posaçme

Lapsi.al 31 October 2023
Rihapen dosjet e 1997, Masakra e Urës Vajgurore në Gjykatën e

Fran Marashi, i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe plagosjen e 6 të tjerëvë në atë që njihet ndryshe edhe si masakra e Urës Vajgurore ngjarje e ndodhur gjatë trazirave të vitit 1997, do të rigjykohet nga gjykata e posaçme. Ndërkohë procesi ka nisur në gjykatën e posaçme pas vendimit të gjykatës së lartë që këtheu edhe njëherë dosjen për rigjykim me kërkesë të Marashit.

Ky i fundit pretendon se nuk ishte vënë në dijeni të gjykimit. Fillimisht ai iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Tiranës për riçelje të procesit dhe kjo e fundit ia kaloi për kompetencë Gjykatës së Lartë që ka vendosur ta rikthejë për gjykim gjykatën e posaçme. Seanca e së martës që drejtohej nga gjyqtari Erjon Bani u shty për shkak se nuk kishin marrë njoftim familjarët e viktimave për tu paraqitur në senacë.

Nga ana tjetër Marashi u arrest në vitin 2001 në Itali dhe 6 vite më vonë u ekstradua drejt vendit tonë. Ai ka pretenduar se është dënuar padrejtësisht pasi në kohën që gjykata ka dhënë vendimin me burg për jetë nuk ka patur dijeni për porcesin që zhvillohej në shqipëri. Përveç Marashit me burgim të përjetshëm janë dënuar edhe Shkëlqim e Musa Protoduri, ndërsa 5 persona të tjerë nga 8 deri në 25 vite heqje lirie. Ngjarja për të cilën akuzohet Marashi ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI