Flash

Plas sherri/ Maska afrikane u ble 150 euro dhe u shit për 4.2 milionë

Lapsi.al 31 October 2023
Plas sherri/ Maska afrikane u ble 150 euro dhe u shit për 4.2 milionë

Një tregtar francez është paraqitur në gjykatë i akuzuar se ka mashtruar një çift duke paguar 150 euro për një maskë afrikane të cilën ai e rishiti për 4.2 milionë euro. Ishte një çift pensionistësh që e gjeti maskën nga Gaboni në shtëpinë e një personi, paraardhësi i të cilit kishte qenë një guvernator kolonial. Ata e shitën maskën te tregtari në 2021, por zbuluan vlerën e saj të vërtetë pas një ankandi të mbajtur 6 muaj më vonë. Por teksa çështja gjyqësore nisi këtë të martë, qeveria e Gabonit kërkoi që procedurat të ndaleshin dhe maska të kthehej në këtë vend.

Saga filloi kur çifti, të cilët tashmë janë në të 80-at dhe jetojnë në Francën qendrore i kërkuan tregtarit të lironte shtëpinë e tyre të pushimit pranë qytetit jugor të Alès. Shtëpia i përkiste René-Victor Fournier, një administrator kolonial në fillim të shekullit të 20-të. Maska prej druri u gjet në një dollap. Tregtari argumenton se ai nuk e kishte idenë se sa e vlefshme ishte ajo kur e bleu.

5 minutes with… A Fang Ngil mask from Gabon | Christie's | African masks,  African museum, Africa art

Në mars të 2022, duke lexuar për ankandin në qytetin e Montpelier, çifti zbuloi se ajo ishte një maskë e rrallë “Ngi” e shekullit të 19-të, e bërë nga populli Fang i Gabonit. Katalogu i ankandit thoshte se ajo ishte marrë rreth vitit 1917 nga Fournier “në rrethana të panjohura”. Një ekspert tha në atë kohë se vetëm rreth 10 artikuj të tillë të bërë nga mjeshtrit e Fang gjendeshin në botë. “Kjo maskë është më e rrallë se një pikturë e Leonardo da Vinçit”, - tha ai për mediat franceze.

Maska, të cilën ankandi e kishte vlerësuar fillimisht në 300 mijë euro, u ble për 4.2 milionë euro nga një ofertues i paidentifikuar. Çifti i pensionistëve nisi më pas një çështje civile për të anuluar shitjen. Ndërsa qeveria e Gabonit argumenton se maska ishte vjedhur dhe duhet të kthehet në shtëpi. Ajo ka kërkuar që gjykata të shtyjë çështjen në pritje të një vendimi për padinë e saj. Në vitin 2020, parlamenti francez votoi për t'i kthyer Senegalit dhe Beninit artefaktet e çmuara që u grabitën gjatë kohërave koloniale. Ka rreth 90 mijë artefakte afrikane në Francë, shumica nga Afrika Sub-Sahariane. ©LAPSI.al

Rare Fang mask sold for €4.2 million in France despite protest

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI