Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Përkeqësohet buxheti i bashkive, të ardhurat ulen me 3.5%, shpenzimet rriten me 19%

Lapsi.al 31 October 2023
Përkeqësohet buxheti i bashkive, të ardhurat ulen me 3.5%,

Buxheti i pushtetit vendor është përkeqësuar ndjeshëm në vitin 2023, teksa të ardhurat kanë pësuar rënie dhe shpenzimet janë rritur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave që i takojnë 9-mujorit të vitit 2023, të ardhurat e pushtetit vendor arritën në 21,3 miliardë lekë, me rënie -3,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Nga ana tjetër shpenzimet për të njëjtën periudhë arritën në 45,7 miliardë lekë, shumë kjo 7,2 miliardë lekë ose 19% më e lartë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë shfaqen përkeqësim në grumbullimin e taksës së banesës, por edhe të tarifave të tjera lokale, zëri më i madh të ardhurave nga taksat e veta. Të ardhurat nga taksat lokale në 9-mujor arritën në 16,6 miliardë lekë, vlerë kjo 5.4% më pak se plani i periudhës dhe me -2,2 % më pak se fakti i vitit 2022.

Taksat lokale zënë gati dy të tretat e të ardhurave të pushtetit vendor dhe këtë vit arkëtimet nga ky zë ishin rreth 3,5 milionë euro më pak se viti i kaluar edhe pse ekonomia kombëtare është rritur mbi 3 për qind në 6-muajt e parë të vitit dhe arkëtimin në buxhetin e qeverisë kanë shënuar rritje.

Përkeqësimi më i madh në të ardhurat e buxhetit vendor ishte taksimi i ndërtesave. Arkëtimet nga taksa e ndërtesës ishin 8 për qind më të ulëta se viti i kaluar me një mungesë 3,6 milionë euro, teksa në raport me planin e 9 mujorit diferenca ishte edhe më e madhe me rreth 10 milionë euro.

Shumë bashki sidomos ato të voglat janë duke vuajtur shpopullimin. Largimi jashtë dhe brenda vendit po prek shumë bashkitë me pak banorë e për rrjedhojë po çon në mbylljen e bizneseve dhe braktisjen e banesave. Rënia e shpejtë e lindjeve, emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë banuese po krijon vështirësi.

Më reformën e re territoriale, bashkitë mbulojnë me shërbime edhe ish- komunat. Por analizat dhe studimet e Kombeve të Bashkuara kanë treguar se shërbimet në zonat rurale janë përkeqësuar, duke bërë që të shpopullohen me tej dekadën e fundit.

Nga ana tjetër bashkitë po mbajnë një nivel të lartë shpenzimesh që po rriten nga viti në vit, kryesisht prej transferimit të disa funksioneve nga pushteti qendror tek pushteti lokal, rritja e pagave etj, në një kohë që të ardhurat po bien./Monitor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI