Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të dendura

Lapsi.al 31 October 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të dendura

Orët e para të mëngjesit paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit, më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore. Parashikohet që pas mesditës të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në skajin verior dhe gradualisht shirat do të zbresin në të gjithë vëndin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që gjatë natës reshjet të dominojnë në të gjithë territon e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesine maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites territori i Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit, por pas mesditës dhe gjatë orëve të pasdites, parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere. Mbeten prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës, por më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që orët vijuese të sjellin theksim të vranësirave në të gjithë republikën e Maqedonisë së Veriut duke sjellë edhe reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa

Do të vijojnë rrebeshet e shiut në ishujt Britanikë si edhe Europën qëndrore ku herë pas here do të ketë mini stuhi te forta ere, situatë kjo si pasojë e kalimit të një sistemi të fuqishëm frontal nga veriperëndimi drejt qëndrës së kontinentit. Përsa i përket, rajonit të balltikut si edhe Europa lindore do të paraqiten me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta. Ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI