Flash

PAMJET/ Antony Blinkenit i ndërpritet fjala në Senatin amerikan

Lapsi.al 31 October 2023
PAMJET/ Antony Blinkenit i ndërpritet fjala në Senatin amerikan

Protestues që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza ndërprenë Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken gjatë një seance dëgjimore në Senat këtë të martë. Ata bërtisnin “Armëpushim tani!” Sekretari Blinken dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dëshmuan në lidhje me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për financimin e sigurisë kombëtare me një shumë prej 106 miliardë dollarësh.

Ky fond përfshin edhe 14.3 miliardë dollarë për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit. Duke u ngritur një nga një, protestuesit prisnin që Blinken të fillonte dëshminë e tij përpara se të bërtisnin. Sekretari i Shtetit bëri një pauzë dhe ligjvënësit u detyruan të pezullonin seancën disa herë.

Policia e Kapitolit shoqëroi demonstruesit nga dhoma. Policia tha se 12 persona ishin arrestuar për protestë të paligjshme brenda ndërtesës së Senatit. Disa nga ata që ndërprenë seancën ishin të lidhur me grupin kundër luftës CODEPINK, i cili gjithashtu ka kërkuar që SHBA të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Protestuesit kundër luftës në Gaza ia ndërprenë fjalimin Blinkenit në Senat  - Insajderi

Shumë protestues mbanin të veshur tabela ku shkruhej "Jo rrethimit të Gazës", ndërsa i bënin thirrje SHBA-së që të ndalojë dërgimin e fondeve në Izrael. Disa kishin lyer duart e tyre të kuqe "për të simbolizuar gjakun".

SHBA/ Protestuesit pro-palestinez hyjnë në Senat me duart e “gjakosura”,  pengojnë sekretarin Blinken të flasë - Shqiptarja.com

“Të gjithë ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e jetës së civilëve. Të gjithë ne e dimë vuajtjen që po ndodh teksa flasim, të gjithë jemi të vendosur t'i shohim fundin" - tha Blinken. Ai shtoi se ishte e domosdoshme që SHBA të qëndronte në krah të aleatëve të saj.

Izraeli thotë se inkursioni i Hamasit dhe sulmet e vazhdueshme me raketa që nga 7 tetori kanë vrarë 1400 njerëz. Të paktën 239 persona janë marrë peng nga Hamasi. Izraeli ka bombarduar Gazën, autoritetet e së cilës thotë se më shumë se 8500 njerëz janë vrarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI