Flash

Konflikti te Kepi i Rodonit/ Frroku: Nuk di kush qëlloi me armë

Lapsi.al 31 October 2023
Konflikti te Kepi i Rodonit/ Frroku: Nuk di kush qëlloi me armë

Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e ish-deputetit Mark Frrokut në lidhje me konfliktin të Kepi i Rodonit. Mësohet se të dy palët e përfshira në konflikt janë marrë në pyetje.

Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh dhe thotë se nuk dinte të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me të në vendngjarje.

“Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës sidhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje" ka thënë ai para .

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI