Flash

Interpol operacion në 89 vende përfshirë Shqipërinë për miliona dollarë barna kontrabandë

Lapsi.al 31 October 2023
Interpol operacion në 89 vende përfshirë Shqipërinë

Një operacion i madh për goditjen e barnave kontrabandë është zhvilluar nga Interpoli në 89 vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë. Fushata vjetore synon barnat e paligjshme që përbëjnë kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e konsumatorit, duke përfshirë barnat e falsifikuara dhe ilaçet e devijuara nga zinxhirët e furnizimit të ligjshëm.

Ato përfaqësojnë gjithashtu një burim të madh të ardhurash për grupet e krimit të organizuar transnacional dhe mbështesin aktivitete të tjera kriminale.

Operacioni Pangea XVI, i cili u zhvillua nga 3-10 tetor, ka çuar në 72 arrestime në mbarë botën, sekuestrimin e barnave farmaceutike potencialisht të rrezikshëm me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë, 325 hetime të reja dhe mbylljen e më shumë se 1300 faqeve të internetit kriminale.

Medikamentet kundër impotencës seksuale erektil vazhdon të jetë ilaçi më i kapur në nivel global, duke përbërë 22 për qind të konfiskimeve gjatë operacionit. Agjentët psikoterapeutikë si antidepresantët, ilaçet kundër ankthit dhe stimuluesit ishin në vendin e dytë me 19 për qind, të ndjekur nga hormonet seksuale dhe ilaçet gastrointestinale me 12 për qind respektivisht.

“Operacioni nënvizon nevojën e vazhdueshme për një përgjigje të koordinuar dhe globale kundër kërcënimit të paraqitur nga ilaçet e paligjshme dhe grupet e krimit të organizuar transnacional”, nënvizoi sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI